Milot Rashica raportohet se e ka refuzuar gjigantin turk, Fenerbahçe. Sipas medies turke, Ajans 1905 ylli kosovar ka refuzuar ofertën e Fenerbahçes.

“Në Turqi luaj vetëm për Galatasarayn”, raportohet të ketë qenë përgjigja e anësorit kosovar. Kujtojmë se edicionin e kaluar, Rashica ishte pjesë e Galatasarayt, duke e fituar titullin e kampionit. Ai ishte si i huazuar nga Norwich, ndërsa nuk dihet se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.