Pagat në arsim dhe shkencë vazhdimisht janë në rritje. Kjo është një nga komponentët e planit tonë për avancimin e cilësisë së sistemit arsimor kombëtar, sepse rezultatet e arritura më së shumti varen nga kënaqësia dhe motivimi i punonjësve në këto fusha, ndërsa ato reflektohen përmes njohurive të gjeneratave të reja, krijimit të risive dhe arritjeve shkencore.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në profilin e tij në Facebook ndau të dhëna krahasuese për pagat në arsim dhe shkencë nga viti 2016 dhe 2023. Të njëjtat mesatarisht janë rritur për 40%.

Kështu që, paga neto e mësimdhënësi në arsimin fillor në vitin 2016 ishte 20.300 denarë, ndërsa në vitin 2023 është 29.250 denarë, përkatësisht rritja është për 44%. Paga e profesorit në arsimin e mesëm ishte 21.500 denarë, ndërsa tani paga neto është rritur për 42%, gjegjësisht tani është 30.400 denarë.

Ndërsa në arsimin e lartë, profesorët kanë pasur rritje të pagës së tyre neto për gati 50%, gjegjësisht nga 34.350 denarë 7 vjet më parë, tani arrin në 51.400 denarë. Këshilltarët shkencorë në institucionet publike shkencore tani kanë pagë neto prej 45.000 denarë, ndërsa në vitin 2016 paga ishte 34.450 denarë. Rritja është 30 %.

Shaqiri shprehet i kënaqur që rritja më e madhe e pagave në arsim dhe shkencë ka ndodhur pikërisht në periudhën pas emërimit të tij ministër në këtë dikaster, edhe atë me 18% në vitin 2022 dhe 2023. Ai është i bindur se e kjo politikë për ngritjen e dinjitetit të profesionit të mësimdhënësit në shoqëri, gjegjësisht kujdesi për vlerësimin dinjitoz të punës, dëshirës dhe përkushtimit të stafit mësimdhënës, do të vazhdojë më tej, duke hapur shumë mundësi të reja për karrierë dhe zhvillim profesional.