Pas informacionit për vrasjen në Halkidiki të Greqisë, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë ka kontaktuar institucionet kompetente, përkatësisht policinë në Selanik dhe prej aty është konfirmuar se në Sani Villas të Haniotit, dy persona të maskuar kanë hapur zjarr mbi dy shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Të dy personat janë dërguar urgjent në spitalin e përgjithshëm të Halkidikit, ku njëri nga plagët e rënda ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri u transportua në një spital tjetër- në Poligiros për tu kuruar mëtutje.

Sipas informacioneve të Ambasadës, disa ekipe të policisë greke ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.