Milani është afër kompletimit të transferimit të mesfushorit, Tijjani Reijnders, nga AZ Alkmaar.

Milani besohet se do t’i paguajë klubit holandez një tarifë prej 20 milionë eurosh, plus bonuset, transmeotn Gazeta Express.

Sipas “Calciomercato”, që raportoi duke iu referuar burimeve, marrëveshja është mbyllur tashmë

Reijnders do të nënshkruajë kontratë katër-vjeçare, me një pagë vjetore që mendohet të jetë rreth 1.7 milionë euro.

24-vjeçari pritet që t’u nënshtrohet testeve mjekësore në javën e ardhshme dhe pastaj te zyrtarizohet nga “Rossonerët”.

Në sezonin e fundit, Tijjani Reijnders regjistroi 54 paraqitje në të gjitha garat, teksa kontribuoi me shtatë gola dhe 12 asistime.