Digjet një veturë në Sharban të Prishtinës.
Është përfshirë nga flakët një veturë në fshatin Sharban të Prishtinës.
Dëshmitarët e rastit kanë bërë të ditur se personat që kanë qenë në veturë kanë shpëtuar, ndërkaq vetura është djegur e tëra.
Këtë e ka konfirmuar Komandanti i Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, i cili ka bërë të ditur se ekipet kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit të kësaj vetura, derisa nuk raportohet për të lënduar.