Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u panë duke shijuar një darkë romantike në Los Angeles të dielën në mbrëmje.

Për të festuar një vjetorin e martesës së tyre në Giorgio Baldi në Santa Monica, këngëtarja, 53 vjeçe, kishte veshur një minifustan të bardhë, të stolisur me dizajne të ndërlikuara të përbërë nga diamantët e rremë.

Aktorja veshi gjithashtu një palë këpucë me taka, me platformë argjendi për t’u përshtatur me detajet verbuese si dekoret e fustanit të saj pa mëngë gjysmë të tejdukshëm, shkruan DailyMail.

53-vjeçarja u pa duke mbajtur një çantë të vogël ngjyrë jeshile me një rrip të hollë të lidhur me zinxhir.

Teksa dolën nga vetura dhe hynë në restorantin me të famshëm, çifti i lumtur, dukeshin më se të dashuruar se kurrë