Chelsea do ta dërgojë ofertën e re tek Brighton këtë javë për mesfushorin Moises Caicedo, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Oferta e kaluar e londinezëve për ekuadorianin ishte rreth 70 milionë euro, prandaj kjo shifër do të tejkalohet në bisedimet e reja mes dy klubeve.

Mesfushori 21 vjeçar është kontaktuar edhe nga klube të tjera, megjithatë dëshira e tij është që të transferohet tek Chelsea.