Real Madridi ende nuk ka sjellë një ‘9-sh’ të ri pas ardhjes së Joselu Mato. Megjithatë, me Karim Benzema në Arabinë Saudite, vija e tyre e parë vazhdon të duket çuditërisht pa opsione dhe kjo do të thotë që Carlo Ancelotti mund të detyrohet të improvizojë metodat e tij sezonin e ardhshëm.
Sigurisht që pyetja e madhe është nëse Los Blancos do të sjellin përfundimisht Kylian Mbappe këtë verë, gjë që do të ndryshonte tërësisht ekuacionin.
Sipas mediumi Relevo, Ancelotti ka bërë shumë praktikë në stërvitje dhe se Bellingham po lidhet mirë me Brahim Diaz, duke zëvendësuar Rodrygo në këtë rast. Vinicius atëherë do të kishte liri të plotë për të lëvizur më tej majtas në pozitën e tij tradicionale pranë vijës së kontaktit.