Punonjësit policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, të hënën rreth orës 15:10 kanë arrestuar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeçare, për të cilët paraprakisht ishte raportuar se kanë kryer vjedhje në veturën “BMW” me targa të Tetovës, e cila kishte qenë e parkuar në rrugën “Hristo Antevski” në Tetovë. Gjësendet e vjedhura nga automjeti janë gjetur dhe kthyer pronarit F.B. (32) nga Tetova. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj personave të përfshirë në vjedhje, do të vijojë një parashtresë përkatëse.