Manchester United arrin marrëveshje me Rasmus Hojlund

Manchester United është serioz në lidhje me transferimin e Rasmus Hojlund përpara fillimit të sezonit 2023/24.

Sipas The Athletic, Djajtë e Kuq tani kanë rënë dakord për kushtet personale me sulmuesin e ri, i cili dëshiron të kalojë në Old Trafford.

Megjithatë, “një boshllëk në vlerësim” mbetet midis Manchester United dhe Atalantas, të cilët po refuzojnë ta shesin 20-vjeçarin për diçka nën 80 milionë euro këtë verë.

Hojlund është shfaqur si objektivi prioritar i Erik ten Hag për të plotësuar pozitën numrit 0-të me transferimin e Harry Kane nga Tottenham dhe Victor Osimhen nga Napoli që konsiderohet joreale.

United po synon që sa më parë të finalizojë transferimin e sulmuesit, në mënyrë që të ketë kohë për inkuadrimin e tij në skuadër.

Hojlund mund të prezantohet te Manchester United gjatë fillimit të javë së ardhshme.