Presidentja e vendit Vjosa Osmani pritet të takojë sot përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës.
Kështu e kanë bërë të ditur për Front Online nga Presidenca e Republikës së Kosovës.
“Presidentja Osmani do t’i takojë sot përfaqësuesit e OVL të UÇK-së”, thanë nga presidenca.
Ky takimi vjen pasi gjatë ditës së djeshme përfaqësuesit e OVL-së i kanë kërkuar takim urgjent Osmanit lidhur me Ligjin për Pagën Minimale.
Veteranët janë shprehur të idinjuar për faktin se ata nuk janë përfshirë në këtë ligj.
Theksojmë se gjatë ditës së shtunë lidhur me këtë veteranët organizuar një protestë në sheshin e Prishtinës./Front Online