Toka do të kthehet në një “ferr”  të vërtetë nëse valët e të nxehtit nuk i nxitin qeveritë e vendeve që të marrin masa për ndryshimet klimaterike. Ky është paralajmërimi që vjen nga një shkencëtare e klimës në një kohë kur Toka po përballet me fenomene ekstreme të motit.

“Njerëzimi duhet të presë gjithnjë e më shpesh fenomene ektreme të motit, nëse temperaturat globale vijojnë të rriten me ritmet aktuale,” deklaroi Dr. Akshay Deoras, nga departamenti i meteorologjisë në Universitetin Reading.

Temperaturat globale pritet që të rriten më më shumë se 1.5C përpara vitit 2027, duke shkelur kështu normën që ishte paracaktuar në Marrëveshjen e Parisit të vitit 2015 dhe duke shkaktuar pasoja katastrofike.

“Temperaturat të rritje, të nxitura nga emetimet e gazeve serrë po nxehin Europën dhe pjesën tjetër të planetit tonë,” tha Dr Deoras.

“Ne e kemi ditur edhe më herët se rritja e temperaturave me 1.5°C mund të kishte pasoja katastrofike duke sjellë fenomene të motit ekstrem, duke përfshirë këtu valën përvëluese të të nxehtit që po shohim në Spanjë dhe në Itali.”

Marrëveshja e Parisit, e firmosur nga 175 vende, kishte si objektiv kryesor ndalimin e rritjes së temperaturave me 1.5C mbi vlerat e regjistruara në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, përpara se të merrnin hov industrializimi dhe lëndët djegëse fosile.