Manchester Unitedi e ka refuzuar ofertën e West Ham Unitedit për huazimin e ish-kapitenit, Harry Maguire, të cilit i është thënë se mund të largohet.

Sipas The Guardian, Djajtë e Kuq e kanë refuzuar menjëherë përpjekjen e Hammers për nënshkrimin e mbrojtësit anglez.

Klubi londinez është i interesuar për shërbimet e Maguire, por beson se çmimi prej 50 milionë funtesh (58 milionë euro) është pengesë për ta realizuar transferimin.

West Hami ka përgatitur një ofertë huazimi ku mund të përfshihet edhe obligimi i blerjes, por Unitedi dëshiron ta shesë që tani.

Një pengesë tjetër për transferimin është edhe paga e lartë që futbollisti e merr në Old Trafford, të cilin duhet ta negociojë me klubin e ardhshëm.