Alba i bashkohet Messit dhe Busquets tek Inter Miami

Jordi Alba do të jetë përforcimi më i ri i Inter Miami, shkruajnë mediet amerikane.

Kanë mbetur të përfundohen vetëm edhe detajet e fundit të marrëveshjes në mes të spanjollit dhe klubit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastaj do të bëhet ky kalim zyrtar.

Anësori 34 vjeçar do t’i bashkohet dy ish bashkëlojtarëve të tij tek Barcelona, Lionel Messi dhe Sergio Busquets.