“Lule Mimoze” është hiti i tyre më i madh, një këngë e cila ende na sillet në mëndje dhe publiku e di përmendsh.
Shkumbini e Mimoza kanë realizuar edhe disa bashkëpunime, por “Lule Mimoze” është kënga e tyre ikonike.
Edhe pse kanë kaluar vitet, çifti po duken mjaftë në formë.
Madje, publiku mendon se vitet veç u kanë shtuar sharm Shkumbin Kryeziut e bashkëshortes së tij, këngëtares Mimoza Kryeziu, shkruan Kosovarja.
Edhe pse çifti nuk janë shumë aktiv gjatë vitit me këngë dhe videoklipe, ata janë të angazhuar ne projektet muzikore-artistike të fundvitit të produksionit “LABIA”, me të cilin udhëheq vetë Shkumbini.