Nisma për ndryshimin e Kushtetutës mbërriti në Kuvend dhe nga sot vijojnë afatet për procedimin e së njëjtës, thuhet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Kuvendit për takimin e sotëm lamtumirës të spikerit Talat Xhaferi me ambasadorin e Republikës së Austrisë, Sh.T. Georg Vucas.
“Kryetari Xhaferi konfirmoi se nisma për ndryshimin e Kushtetutës ka mbërritur në Kuvend dhe se prej sot rrjedhin afatet për procedimin e së njëjtës. Ai shprehu bindjen se nëse ka vullnet politik, gjithë procesi do të mund të përfundojë deri në muajin nëntor të këtij viti”, thuhet në kumtesë.
Qeveria dje pasdite ia dorëzoi Propozimin për ndryshime kushtetuese Kuvendit menjëherë pas përfundimit të seancës 171 në të cilën kryeministri dhe ministrat e miratuan Propozimin.
“Në seancën e 171 të Qeverisë, të mbajtur më 18.7.2023, pika 48 është shqyrtuar Informacioni me Propozimin për ndryshimet kushtetuese, është përcaktuar Propozimi dhe i është dorëzuar Kuvendit menjëherë pas përfundimit të seancës”, informojnë nga Qeveria.