Unioni i Sindikatave zvicerane ka shtruar kërkesën për rritje page prej 5%, përcjell albinfo.ch.
Organizata e sindikatave “Unioni i Sindikatave Zvicerane”, në një deklaratë të Vetë Unioni ka kërkuar rritje të pagave në mbarë Zvicrën.
“Në vitin 2023 pagat reale u ulën për të tretin vit radhazi: diçka e paparë që nga Lufta e Dytë Botërore”, thuhet në deklaratën e tyre.
Në këtë kuptim, presidenti Pierre-Yves Maillard, i cituar në komunikatë, sjell një “vjeshtë sociale vendimtare”. Prandaj ai bën thirrje për një “rimëkëmbje serioze të pagave” në mënyrë që të ndalet “rënia e fuqisë blerëse”. Sipas Unionit, pagat aktuale janë gati 3 për qind më të ulëta se sa ishin në vitin 2020. Megjithatë ekonomia po ecën mirë, papunësia është e ulët dhe punëdhënësit ankohen gjithashtu për mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar.