Kylie Jenner thotë se nuk i editon më fotot që poston në Instagram, megjithëse është akuzuar shpesh se e bën. Gjithsesi, Kylie e pranoi se në të shkuarën e ka bërë.

25-vjeçarja u shpreh: “Ndihem sikur ne kemi një ndikim shumë të madh dhe ç’po bëjmë ne me këtë fuqi? Shoh shumë vajza të reja në internet që i editojnë shumë fotot e tyre. Edhe unë kam qenë në këtë fazë.

Tani, ndihem sikur jam në një vend më të mirë, por njerëzit ende mund të të zgjojnë pasiguri”.
Kylie theksoi se tanimë nuk i editon më fotot e saj. “Është normale që të ndihesh e pasigurt ndonjëherë”, tha themeluesja e “Kylie Cosmetics”, e cila shtoi se ka shumë vetëbesim, pavarësisht se ç’thuhet dhe mendohet për të.

“Gjithnjë e kam dashur veten. Ende e dua. Një prej keqkuptimeve më të mëdha për mua është se kam qenë një fëmijë i pasigurt dhe se kam bërë shumë ndërhyrje për të ndryshuar fytyrën time. Kjo është e gabuar”, është shprehur edhe më parë Kylie.