Njëzet e dy vjeçari B.B. nga Gostivari të mërkurën mbrëma në ora 23:55 në SPB Tetovë ka raportuar se gati dy orë më parë në rrugën “JNA” në Gostivar, për shkak të keqkuptimeve në komunikacion, është sulmuar fizikisht nga dy persona. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.