Bashkimi Evropian synon të krijojë një mekanizëm të veçantë për furnizimet ushtarake vjetore prej 5 miliardë eurosh për Ukrainën deri në vitin 2027 në kuadër të Fondit Evropian të Paqes.

“Ne propozuam krijimin e një linje speciale të dedikuar për ndihmën ushtarake për Ukrainën: 5 miliardë euro në vit për katër vitet e ardhshme. Kjo është në kuadrin e të njëjtit instrument, Fondi Evropian i Paqes, por tani do të jetë një linjë e veçantë”, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell në një konferencë për shtyp pas takimit të Këshillit të BE-së në Bruksel.