Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka qëndruar sot në Komunën e Bogovinës, ku bashkë me kryetarin e Komunës, Besnik Emshiu, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi dhe së bashku hapën zyrën juridike falas në fshatin Kamijan. Lloga tha se edhe ne komunat tjera rural në Tetovë shumë shpejtë do të hapen zyra juridike falas.
“Sot takohem këtu në Bogovinë dhe me këtë rast ne hapim edhe zyrën që do të hapet në fshatin Kamijan dhe do të ofrojë ndihmë juridike primare dhe sekondare pa pagesë. Ashtu siç e kemi thënë edhe në takimet tjera, se këto zyra do të hapen edhe në komunat tjera dhe e radhës do të jetë në komunën e Bervenicës, Jugonofcës, Tearcës dhe Zhelinës, por do të jemi me kampanjë edhe në gjithë vendin, gjithë qytetet dhe vendbanimet ku është e nevojshme”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.
Kryetari i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu“ tha se zyra për shërbime juridike për qytetarët falas do të jetë hapur pë tu shërbyer qytetarëve dhe tu ndihmon në zgjidhjen e problemeve me që kanë me ligjin.
“Kjo zyrë do të jetë e hapur në vendbanimin Kamijan, ku janë edhe të gjitha zyrat tjera të ministrive”, – theksoi kryetari i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu.
Përndryshe, nga Ministria e Drejtësisë thonë se angazhimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës së Këshillit të Evropës, në frymën e qasjes së barabartë në drejtësi efektive do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim me hapjen e zyrave të reja në më shumë komuna të vendit, me qëllim njoftimin e qytetarëve me mekanizmat që ofron shteti nëpërmjet Ligjit për Ndihmën Juridike Falas, në dobi të mbrojtjes së të drejtave të tyre në procedurat para gjykatave dhe institucioneve të tjera.