Jo vetëm blerje, Milani po vazhdon të punojë rreth “filtrimit” të ekipit.

Sipas mediumit italian “Corriere dello Sport”, janë pesë futbollistë që kanë mbetur tashmë jashtë ekipit Kuqezi për turneun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në mesin e tyre janë edhe sulmuesit Ante Rebic e Divock Origi, të cilët në ditët e fundit i kanë refuzuar ofertat e arritura për ta nga Turqia.

Gjithashtu, drejt largimit nga San Siro janë edhe mbrojtësi i krahut, Fode Ball-Toure, të cilin po e kërkon Bologna, pastaj sulmuesi i ri, Marko Lazetic dhe mbrojtësi Mattia Caldara, i cili është rikthyer së fundmi nga huazimi në Spezia.

“Rossoneri” janë treguar mjaft aktivë në javët e fundit me disa përforcime, ndërsa lojtari kryesor që u largua ishte Sandro Tonali, i cili shkoi në Newcastle, ndërsa Zlatan Ibrahimovic u pensionua e Brahim Diaz u rikthye në Real Madrid.