Mane pranë vendimit të papritur në karrierë

Sadio Mane gjithmonë e më larg Bayern Munich.

Senegalezi, i cili u transferua nga Liverpool nuk ka arritur të shkëlqejë te kampionët e Gjermanisë dhe tani po kërkon një “shtëpi” të re.

Mane është në bisedime të avancuara me Al-Nassr, me 31-vjeçarin që mund të luajë përkrahë Cristiano Ronaldo-s.

Ai ka kontratë deri në vitin 2025-ën me Bayern Munich, ndërsa paratë nuk janë problem për arabët, por problemi i vetëm në këtë operacion është nëse Mane do të bindet nga kushtet financiare apo jo.