Një pulovër e kuqe, me dele të bardha dhe një të zezë, e veshur nga princeshë Diana kur ajo ishte 19-vjeç, ka dalë në ankand për më shumë se 50,000 dollarë.
Asokohe, 19-vjeçarja Diana e veshi pulovrën dhe u fotografua në një ndeshje polo në qershor të vitit 1981, pas fejesës së saj me Charles, kur ishte edhe trashëgimtar i fronit. Pulovra është krijuar nga “Warm & Wonderful” dhe delja e zezë në të është paralelizuar shumë shpesh me karakterin rebel dhe unik të princeshës Diana.
Kjo pulovër, çmimi i së cilës mund të arrijë edhe shifrën 80,000 dollarë do të ekspozohet në shoëroom-in e “Sotheby” në New York, nga data 7-13 shtator. Oferta do të hapet nga 31 gushti deri më 14 shtator.