Është periudhë e përgatitjeve parasezonale dhe skuadrat kanë nisur miqësoret e para në vigjilje të sezonit të ri. Rezultati është në plan të dytë ndërsa me rëndësi është që lojtarët të marrin ngarkesën e duhur para një sezoni të gjatë e të ngjeshur.

Një nga miqësoret më interesante ishte edhe ajo mes Benfikës dhe Al Nassr, aty ku patën mundësinë të takoheshin dy miq të vjetër si Di Maria dhe Kristiano Ronaldo. Argjentinasi i dhuroi një përqafim të ngrohtë luzitanit para se të niste ndeshja, por gjatë sfidës e harroi marrëdhënien me CR7 dhe në një moment e turpëroi 38-vjeçarin me një “sombrero”.

 

 

 

Sigurisht, Ronaldos nuk i pëlqeu aspak ai gjest dhe e ndali menjëherë Di Marian duke i shkaktuar faull. Në fund, Di Maria rezultoi ylli i mbrëmjes duke qenë se shënoi edhe një prej golave në fitoren 4-1 të portugezëve ndaj skuadrës arabe, me Ronaldon që nuk mundi të lërë shenjën e tij në këtë miqësore