Nisin bisedimet mes klubeve, edhe Suarez mund t’i bashkohet Inter Miamit.

Luis Suarez mund të bëhet ylli i radhës që nënshkruan me Inter Miamin.

Sipas raportimeve nga Brazili, klubi i MLS ka nisur bisedimet me Gremion për transferimin e uruguaianit, transmeton Gazeta Express.

Klubet thuhet se po diskutojnë rreth asaj nëse Suarez do të largohet këtë verë, apo në fund të këtij viti.

Gjithashtu duhet negociuar edhe rreth çmimit, pasi nuk përjashtohet mundësia që Inter Miami të paguajë për transferimin e Suarezit.

36-vjeçari me Gremion ka kontratë të vlefshme deri më 30 dhjetor 2024. Ai ekipit brazilian iu bashkua në janar të vitit të kaluar.

Nëse kjo lëvizje realizohet, atëherë Suarez te Inter Miami do të ri-bashkohej me ish-shokët e tij te Barcelona; Lionel Messin, Sergio Busquetsin e Jordi Alban.