Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka shprehur mbështetjen e tij ndaj zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi pas tentim sulmit me zjarrvënie të veturës.

Shaqiri shkruan se veprime të këtilla janë nivel shumë i ulët që nxisin pasiguri, ndaj ka ftuar organet kompetente për zbardhjen e plotë të rastit.

Statusi i plotë:

Shpreh mbështetjen time sot për Zv.Kryeministrin e parë Artan Grubi në rastin e ndodhur mbrëmë.

Veprimet e tilla janë të një niveli shumë të ulët dhe nxisin pasiguri tek qytetarët në periudhën më të mirë të vitit ku të gjithë mërgimtarët janë kthyer në vendëlindje. Në vend që të shijojmë kohën me njëri tjetrin ne dëmtojmë njëri tjetrin!

Të gjitha organet kompetente duhet të  ndërrmarin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të rastit dhe të sigurojnë qetësi dhe siguri për të gjithë qytetarët. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri të civilizuar dhe demokratike.

Ne gjithmonë do të jemi të bashkuar, se vetëm ashtu mund të tejkalojmë vështirësit dhe problemet që na rrethojnë.