“Çmenden” te Al-Hilal, i ofrojnë 200 mln euro PSG-së dhe 400 mln euro pagë në sezon për Mbappen.

E ardhmja e Kylian Mbappe gjithmonë zgjon interesin e disa prej klubeve më gjigante.

Së fundmi me përfshirjen në “lojë” të klubeve nga Arabia Saudite merkato e kësaj vere ka qenë më e nxehta ndonjëherë.

Duke parë situatën e tensionuar të francezit te klubi i Paris Saint-Germain, Al-Hilal është hedhur në sulm pa humbur kohë.

Klubi saudit i ka bërë një ofertë zyrtare PSG-së, ndërsa nga mediet franceze raportohet se klubit parizien i janë ofruar 200 milionë euro për blerjen e kartonit të sulmuesit, ndërsa vetë Mbappe-së i është ofruar një pagë prej 400 milionë euro në sezon, shifër që do ta bënte atë lojtarin më të paguar ndonjëherë në historinë e futbollit.