Një autobus ka marrë flakë të mëdha dhe është djegur i tëri në magjistralet Prishtinë-Podujevë.

Në pamjet e publikuara shihet se autobusi është djegur plotësisht, ndërsa nuk dihet ende në ka të lënduar nga kjo.

Front Online ka kontaktuar me Policinë, ku sipas të cilës, nuk ka të lënduar nga ngjarja.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 16:30, është raportuar se në rrugën Prishtinë -Podujevë, një autobus është përfshirë nga zjarri, i cili  është dëmtuar tërësërisht.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për persona të lënduar. 

Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.