Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një prononcim në edicionin kryesor të lajmeve në Kanal 5 tha se e ka një supozim se kush qëndron pas zjarrvënies së automjetit të tij.

Grubi tha se falëmnderon të gjithë kolegët qeveritarë, ministra, qytetarë dhe institucionet e vendit që po merren me zbardhjen e plotë të rastit.

“Unë nuk kam hesape të hapura me askend. Nuk kam njollë për punë kriminale apo të ngjajshmë, pavarësisht se po shoh që po përflitet dhe hidhen akuza të cilat pres të dëshmohen. Unë mendoj se gjithë këto akuza kanë të bëjnë më tepër më ata që flasin se sa me mua. Ka motive politike ndaj meje dhe ndaj BDI-së. Vetura nuk ishte e imja por kam pasur leje për vozitje edhe unë për ta shfrytëzuar. Falemnderit të gjithë atyre që u solidarizuan me mua në këtë rast pavarësisht se jo të gjithë e bënë të njejtën”.