Drejtoresha për të Ardhura Publike dhe nënkryetare e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Sanja Llukarevska në “SummerClick” në TV21 ka folur për procesin e rëndësishëm në të cilin gjendet shteti – ndryshimet kushtetuese.
“Ndryshimet kushtetuese duhet të kalojnë nga çdonjëri deputet që ia mendon të mirën këtij shteti. Nëse ndonjëri konsideron se nuk duhet të votojë, sipas meje nuk ia mendon të mirën shtetit”, tha Llukarevska, përcjell Indeks.mk
Ajo shtoi se kjo është një dhe e vetmja mundësi.