Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një prononcim në edicionin kryesor të lajmeve në Kanal 5 tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshmë parlamentare.
Ai u shpreh se nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese rrëzohet ëndrra pro-europiane e Maqedonisë së Veriut.
Grubi u shpreh optimist se ndryshimet kushtetuese do të mund të ndodhin pasiqë edhe në VMRO-DPMNE ka deputetë me bindje pro-BE që duan ardhmëri më të mirë për vendin.
Zëvendëskryeministri i parë potencoi edhe njëherë se BDI i qëndron fjalës së dhënë deri në fund, që nëse opozitarja VMRO-DPMNE akoma insiston në votimin e ndryshimeve kushtetuese më një BDI në opozitë, kjo për këtë parti politikë është sfidë e pranuar, sepse siç tha ai, BDI shtyen proceset integruese të vendit përpara dhe nuk bëhet asesi pengesë.