Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan e ka ftuar Prokurorinë që ta hetojë kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hysenin.
Sipas kësaj dege, tash së fundi, Hyseni ka blerë vetë kamionin me vlerë prej 47,919.52 eurosh, pa asnjë procedurë tenderimi dhe mosrespektimi të ligjeve për financat dhe prokurimin publik.
“Dy vizitat e të parit të ekzekutivit të Gjilanit z. Hyseni, bashkë me dy drejtorë komunal në Gjermani, janë realizuar për të blerë një kamion për Ndërmarrjen Publike Lokale ‘TREGU’ në vlerë prej 47,919.52 euro”, thuhet tutje.
“Ky veprim skandaloz i tyre, nuk është i fundit për këtë blerje në formë ‘pazari’, pasi vetëm për një vizitë në Gjermani kemi faturën e paguar prej 3,151.52 euro, për udhëtim e dreka zyrtare nga buxheti i NPL Tregu”, shkruhet më tej në reagimin kësaj dege.