Shitjet e konsoliduara të realizuara në tregun vendor janë rritur për 8% ndërsa eksporti i konsoliduar i kompanisë është rritur për 23%. Nga shitjet e përgjithshme të konsoliduara 29% janë realizuar në tregun vendor, ndërsa 71% në tregjet e huaja.
Kompania “Alkaloid” këtë vit ka shitje rekorde dhe rritje prej 23%. Po ashtu, edhe në periudhën nga janari derti në qershor investimet kanë kapur vlerën prej 15.2 milionë euro.
Sipas bilancit të vetëm të suksesit, në periudhën janar-qershor 2023 shitjet arrijnë gjithsej 6,292.741.761 denarë, që është për 19% më tepër krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Gjithsje shitjet e konsiliduara arrijnë 8.425.198.446 denarë, që është 18% më shumë se e njëjta periudhë nga viti i kaluar, qëndron në njoftimin e kompanisë, transmeton SHENJA.
Shitjet e konsoliduara në tregun vendor janë rritur për 8% ndërsa eksporti jo i konsoliduar është rritur për 23%.
Shikuar në rajonë, në vendet e Evropës Juglindore janë realizuar 29% në vendet e Evropës Perëndimore 22%, në vendet e Evropës Lindore 19%, ndërsa në tregjet tjera është realizuar 1% nga shitjet e përgjithshme të konsoliduara.
Rritje më e madhe e tregjeve eksportuese në krahasim më gjysmën e vitit 2022, shënojnë shitjet në Austri, ku janë rritur për 4 herë, Çeki dhe në Turqi ku eksportet janë rritur për 2 herë.
Investime e përgjithshme në periudhën janarpqershor 2023 janë 937.983.755 denarë. /SHENJA/