Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha në një press konferencë sot ka folur për arsyet e distancimit nga kryetari Bilall Kasami dhe nga i ashtuquajturi “Fronti Opozitar”.
Ai tha se grupacioni i aktualizuar së fundmi është totalisht devijant nga kultura dhe parimet e një opozitarimi të vertëtë, që sipas tij deputetët e Lëvizjes BESA e kanë krijuar ndër vite.
Hoxha tha se politikanë të caktuar në këtë iniciativë po grupohen për interesa të caktuara personale dhe se nuk mundet që pas 20 viteve pushtet, formacioni i Izet Mexhitit të na tregon se si duhet të bëhet opozita. Indeks