Në një intervistë Roza Lati ka ndarë me të gjithë një periudhë të errët të jetës së saj.

Roza tregoi se në 2016 kishte mbetur pa punë dhe këtë fazë e kishte kaluar shumë keq, duke shtuar se qante në çdo cep të shtëpisë.

“E gjitha ka nisur në 2016 kur unë kalova vitin tim të depresionit kur ngela pa punë. Pasi mbaroi emisioni m’u bllokua një sezon televiziv. Ngela pa punë, nuk kisha ku të shkoja sepse ishin zënë të gjitha vendet, ishin pozicionuar të gjitha emisionet. Unë sapo kisha marrë një shtëpi me qira, kisha marrë makinën me kredi.

E përjetova shumë keq, më vinte turp t’i kërkoja lekë mamit. Rita më ka qëndruar afër, më pagoi kredinë dhe më ka mbajtur shumë mirë. Por, unë e kam përjetuar shumë keq dhe filloi me ankthin, me rrahje zemre. Qaja shumë, qaja përditë. Vija në shtëpi e thoja: “Sot qava në divan, dje qava në krevat, po tani ku do qaj?” kam qarë në çdo cep të shtëpisë.”-tha ajo.