Nëpërmes një statusi në rrjetet sociale, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri e ka vlerësuar si hap të drejtë “marjen e ingerencave” mbi gjimnazin “KIRIL PEJÇINOVIQ”, komunës së Tetovës, raporton indeks.mk
Shaqiri ka shkruar se shkaku i borxheve të akumuluara dhe mos veprimi i komunës gjimnazi i Tetovës është viktimë dhe ka mbetur pa energji elektrike.
Ai premtoi se këtë çështje do ta diskutojë në Qeveri dhe do t’i dilet në ndihmë shkollës në fjalë.
“Nuk do të jеm modest! Shumë i duhur paska qenë aktvendimi të cilin e solla para disa ditëve për t’ia marrë ingerencat Komunës së Tetovës mbi SHMK „KIRIL PEJÇINOVIQ“.Sot shkollës iu ndërpre furnizimi me energji elektrike rezultat i mospagesës së faturave ndaj kompanisë përgjegjëse. Kjo vetëm po e vulos dëmin që Komuna e Tetovës ia ka bërë kësaj shkolle. Përndryshe, këtë çështje do ta shqyrtojmë edhe në Qeveri dhe do t’i dalim zot zgjidhjes së problemeve që i ka shkaktuar kryetari i Komunës së Tetovë Bilall Kasami Shkollës së Mesme Komunale Kiril Pejçinoviq. Në gjithë këtë katrahurë nga kreu i Komunës së Tetovë, është fat që nxënësit janë në pushime verore dhe nuk duhet të humbin nga procesi edukativo-mësimor. Ministria e Аrsimit dhe Shkencës, dhe unë personalisht deri sa e mbaj këtë detyrë nuk do të lejoj që të keqpërdoren shkollat, nga i cili keqpërdorim më së shumti e pësojnë nxënësit”, shkruan mes tjerash Shaqiri./indeks.mk