Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar për seancat e jashtëzakonshme që sot po mbahen në Kuvend, e që një pritet të mbahet edhe në orën 16:00.

Tahiri tha se Kuvendi sot i ka thirrë tri seanca të jashtëzakonshme për tri ligje të zakonshme.

“Për një ligj që është në trajtim në Gjykatë Kushtetuese dhe në historinë e këtij parlamenti është e paprecedentë që të thirret seancë e jashtëzakonshme për një ligj që është në trajtim në Gjykatë Kushtetuese”.

“Është e pakuptim. Nuk ka logjikë normale e cila mund t’i jep një arsye që të thirren tri seanca të jashtëzakonshme”, tha Tahiri, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Tahiri tha se shumë herë do të ishte më urgjente të diskutohej rrezikshmëria e policëve në veri, sesa të sillen në kuvend ligje që po trajtohen nga Gjykata Kushtetuese.

“Kjo tregon për një logjikë ose të paaftë ose seriozisht të mbrapsht”, tha ai.