U largua së bashku me një pjesë të strukturës nga Lëvizja Besa, në të cilën mbante pozitën e zëvendëskryetarit të partisë, Arjanit Hoxha sot në konferencën për media paralajmëroi hapjen e një partie të re politike që sipas tij, do të jetë faktor stabiliteti në vendin tonë, raporton indeks.mk
Hoxha në konferencën për media tha se forca politike që do të jetë serioze nuk është në gjah të numrave megjithatë është e hapur për secilin që pretendon t’i bashkohet.
Ai shtoi se do të jenë forcë që do të mbështesin integrimin sa më të shpejtë të RMV-së në Bashkimin Evropian dhe do të pengojnë ardhjen në pushtet të partive që kanë shpërndarë dhe “helmojnë” opinionin me propagandë anti-BE.
Hoxha tha se grupacioni i aktualizuar së fundmi për krijimin e “Frontit opozitarë”, është totalisht devijant nga kultura dhe parimet e një opozitarimi të vertëtë, që sipas tij deputetët e Lëvizjes BESA e kanë krijuar ndër vite.
Sipas Hoxhës politikanë të caktuar në këtë iniciativë po grupohen për interesa të caktuara personale dhe se nuk mundet që pas 20 viteve pushtet, formacioni i Izet Mexhitit të na tregon se si duhet të bëhet opozita. /Indeks.mk/