Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të MINT-it për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Haradinaj tha se nuk mbyllen mediat në një vend evropian, teksa shtoi se “nuk jemi Kore e Veriut”.

“Nuk mbulohet dielli me shoshë o Albin Kurti. Prandaj hiq dorë nga ky vendim i çmendur e lëre Klan Kosovën ta kryejë punën e vet! Dil kërkoju falje popullit e gazetarëve të Klan Kosovës e ruaje pak fytyrë”, tha Haradinaj.