Zyrës së Lëvizjes BESA në qytetin e Kërçovës i është vendosur dryni.

Kështu lë të nënkuptohet sipas njoftimit që ka bërë profesori Dervish Alimi, ish kandidat i Lëvizjes BESA për Rektor në Universitetin e Tetovës.

Njoftimin për mbylljen e zyrës dhe lëshimin me qera të hapësirave ai e ka bërë përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, me ç’rast konfirmohet dhe shuarja e ѯdo aktiviteti partiak të kësaj partie në qytetin e Kërçovës.

Vendim ky i cili duket se ka ardhur pas përçarjes së madhe dhe largimeve masive nga Levizja BESA, e cila u bashkua në frontin e ri opozitarë.

Kujtojmë se shkaku i veprimeve të fundit politike në Lëvizjen BESA, shumë themelues dhe bashkëpartiakë e kanë braktisur Bilall Kasamin, duke dalë më qëndrime kundër tij dhe partnerit të ri opozitarë, Izet Mexhiti.

Iniciativa e tyre e re opozitare është cilësuar si bashkim për hirë të interesit e jo për reforma apo për krijimin e një opozitë të fuqishme. /Indeks.mk