Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali është ndër personat më të përmendur të pushtetit aktual në Kosovë. Ajo portretizohet edhe nga ish-anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje si personi që kontrollon të gjithë ministrat e deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Megjithatë, në një dokument që ka siguruar Paparaci, është e dyshimtë se Mihali nuk ka deklaruar vendlindjen dhe nacionalitetin e saj, po ashtu ajo nuk ka bërë të ditur as qytetin e lindjes.

Në këtë dokument që e ka siguruar Paparaci. Mihali ka vendlindje “të panjohur”, qytet të lindjes “të panjohur” dhe te nacionaliteti fusha është lënë e zbrazët.

Emri i Mihalit edhe sot ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të vendimit të MINT për mbylljen e Klan Kosovës.