Gazetari dhe kolumnisti i njohur, Branko Geroski në kolumnën e tij më të re ka renditur disa fakte për kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, apo ndryshe siç e quan ai, politikani me të cilin identifikohet kauza shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Geroski shkruan se është pikërisht Ahmeti ai i cili ndërroi pozicionimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, nga një popull disi i lënë anash, tashmë në faktor stabiliteti dhe politikbërës, teksa shkruan dhe për ministritë me të cilat po udhëheq BDI.

“Ali Ahmeti e di shumë mirë se unë e respektoj performancën e madhe të BDI-së dhe kontributin e tij personal në realizimin e çështjes kombëtare shqiptare në Maqedoni. Në këto dy dekada, në të cilat Ahmeti është politikan aktiv me praktikisht mandatin më të gjatë, ky vend ka ndryshuar tërësisht. Sot Maqedonia është një federatë dygjuhëshe. Përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet publike arrin në 40 për qind. Lideri i partisë shqiptare fituese kontrollon Qeverinë, e cila gjithsesi ka më shumë ministra shqiptarë se maqedonas. Unë kam shkruar për to, kam folur publikisht dhe për këto kemi folur edhe me Ahmetin, në takimet tona kokë më kokë”, shkruan Geroski.

Gazetari thotë së ndonëse dikujt nuk i pëlqejnë këto faktë madje ka pasur dhe kritika, mirëpo mendimi i tij realist për një lider si Ahmeti dhe BDI nuk ndryshon, pasi bazohet më fakte dhe punë të cilat janë dëshmuar tashmë 20 vite në Maqedoninë e Veriut.

“E di që shumë njerëzve nuk u pëlqen kur shpjegoj fuqinë e BDI-së dhe liderit të saj me këtë performancë mjeshtërore, por është e vërteta. Në këto tre dekada të Maqedonisë së pavarur, çështja kombëtare ishte e vetmja agjendë e rëndësishme parazgjedhore për partitë dhe liderët shqiptarë. Ahmeti iu përkushtua asaj me kallashnikov dhe aktivitet politik. Kjo e bëri atë lider të padiskutueshëm të shqiptarëve në këtë vend. Disa nga miqtë e mi shqiptarë shpesh më kritikuan për atë qëndrim dhe e perceptuan si mbështetje të hapur për BDI-në dhe Ahmetin. Nuk e di, nuk kam argumente të forta për ta kundërshtuar atë tezë”, shkruan Geroski.