Ish zëvendës kryetari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në një prononcim gjatë ditës së djeshme ka folur për krijimin e forcës së re politike dhe bashkimin në një “front opozitar” të disa individëve që sipas Hoxhës, janë ushqyer me vite nga BDI-ja, por edhe janë sharë e ofenduar deri në atë masë që s’mbanë, raporton indeks.mk.

Sipas tj, Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk mund të fitohet nëse në një front, bashkon dhe mbledh mbeturinat (mbetjet) e këtij subjekti.

Hoxha shton se të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur Cairit kanë emër dhe mbiemër.

“Kur shikon se në “frontin” tënd, mbledh mbetje (mbeturina) të asajë që t’i tenton ta rrëzosh dhe kritikat më të mëdha në 18 vitet e fundit i ke pasur konkret kundër tyre. Paramendoni fotografinë që do të krijohet në Ҫair, Izet Mexhiti, Zekirja Ibrahimi, Visar Ganiu, Bekim Sali, Kastriot Rexhepi. Ata ishiin dikur në një fotografi të përbashkët, duke kritikuar e sharë njëri tjetrin, dhe sot kjo grupë e bashkuar do të dalë në Ҫair dhe do të thotë, BDI-ja në Ҫair ka bërë shumë opunë të këqia, e kush i bëri këto të këqia….Jo secili bashkim mund të sjellë fitore dhe përfaqësim kualitativ.”, tha mes tjerash Hoxha në TV24./indeks.mk/