Al-Hilal thuhet se ka kontaktuar presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis për të paraqitur një ofertë për sulmuesin e tyre, Victor Osimhen.

Klubi saudit, i mbështetur nga fondi sovran i pasurisë PIF, kohët e fundit ishte i interesuar të bënte një lëvizje për Kylian Mbappe të Paris Saint-Germain, por u detyruan të ndryshonin objektivat pasi ai refuzoi të hapte bisedimet.

Thashethemet e fundit sugjerojnë se Al-Hilal e ka zhvendosur fokusin te Osimhen, i cili ishte ylli i sezonit të kaluar ku Napoli fitoi Scudetton, duke shënuar 26 gola në 32 ndeshje të ligës.

Sipas Il Mattino, Al-Hilal kontaktoi presidentin e Napolit, De Laurentiis, për të propozuar një marrëveshje me vlerë rreth 130 milionë euro për Osimhen, një ofertë që u refuzua me shpejtësi.

Napoli nuk do ta shesë sulmuesin nigerian këtë verë dhe aktualisht po punojnë për ta lidhur atë me një kontratë të re afatgjatë. Ai vlerësohet rreth 200 milionë euro.

Një listë e gjatë lojtarësh tashmë janë larguar nga Evropa për në Superligën e Arabisë Saudite këtë verë, si Karim Benzema, N’Golo Kante, Roberto Firmino, Kalidou Koulibaly apo Riyad Mahrez.