Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive njofton opinionin se znj, Shpresa Abazi është punësuar në Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit me datë 1 korrik të vitit 2015 përmes Programit K-5.

Në Planin për transfer të të punësuarve përmes programit K5, i cili ka kaluar në Qeveri (i paraparë në Ligjin për transferin e Nëpunësve Administrativ të punësuar përmes Programës K-5 në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Gazeta zyrtare e RMV nr 302/2020) bashkë me 9 nëpunës të tjerë është paraparë për transfer në AKE.

Në kohën kur ka kaluar plani në Qeveri dhe janë realizuar transferet, të punësuarës i pushonte vendi i punës, pasi që ka qenë në mandat në shoqërim të bashkëshortit, në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Vjenë – Austri, dërguar asokohe nga Nikola Popovski, ministër i punëve të Jashtme.

Prandaj, transferi është realizuar menjëherë pas kthimit nga mandati, si pjesë e planit të transferit të 1359 të punësuarve me programen K-5.