Parulla nacionaliste “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” që u shpalos në Beograd nga tifozët e ekipit “Crvena Zveda” është shfaqur edhe në qytetin e Kumanovës.
Kjo problematikë është aktualizuar nga faqja “Vrojtuesit e Lagjes – Kumanovë”, të cilët raportojnë për problematika ose fenomene të çuditshme që ndodhin brenda qytetit.
Ata kanë kërkuar fshirjen,pastrimin e mënjëhershëm të hapësirës ku kjo parullë ka zënë vend, teksa një raport zyrtar të autoriteteve lidhur me këtë rast nuk e kemi ende.
E reagim nuk ka pasur as nga i pari i kësaj komune, Maksim Dimitrievski madje as nga këshilltarët komunal shqiptarë që përkrahin politikat nacionaliste të tij.
https://www.facebook.com/100052876450918/posts/pfbid02ezQ4KgQNsRNc9fciPowecjWxckQaTSVYnTixbSeSPa7R1R9mciaGpRq6WefTMbcnl/?mibextid=5eVWNK