Një grua është zhdukur.

Hyrë Zhegrova, ka dal nga shtëpia e saj në Bardhosh të shtunën më 29 korrik dhe nuk dihet asgjë për fatin e saj.

“Nuk kemi asnjë informacion, asnjë kontakt. Ajo nuk ka as telefon”, tha një familjar përmes telefonit.

Ai theksoi se kanë kërkuar në disa vende, por pa sukses.

Familja po kërkon ndihmë për gjetjen e saj.

“Rastin e kemi lajmëruar edhe në polici”, tha familjari i 60-vjeçares.

Sipas familjarëve 60 vjeçarja, Hyrë Zhegrova, nuk ka probleme me shëndetin mendor, por as ndonjë sëmundje tjetër.

Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e saj mund ta kontaktojnë familjen në këtë numër të telefonit:

045/502-438