Rajoni i Likovës posedon resusrse të shumta natyrore, të cilat janë bazë e mjaftueshme për zhvillimin e turizmit rural, që do të ndihmonte ekonominë e këtij rajoni. Dy liqenet artificiale ai i Likovës dhe Gllazhnjës, janë atraksion i vërtetë për pushim e rekreim.

Natyrisht pengesë kryesore për realizimin e këtyre planeve gjithsesi është mungesa e infrastrukturës së mirëfilltë. Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovës për TVM2 thotë se, kanë filluar me procedurat sa i përket planit urbanistik, por pas pothuaj se gjithë procedurave në fund kanë hasur në një pengesë.

“Planin urbanistik që e kemi filluar qysh herët tek Penda e Gllazhnjës, kemi vlerësuar bashkarisht se është një vend strategjik për zhvillimin e Turizmit Malor dhe kemi filluar procedure e planit urbanistik, pas kalimit të të gjitha fazave kemi hasur në pengesë tek drejtoria e ujërave për të marrë pëlqim për zonën mbrojtëse të pendave të Likovës dhe Gllazhnjës ku për fat të keq sot e kësaj dite këto penda nuk kanë zone mbrojtëse se a do të jet 10, 100 apo 1000 metra zona mbrojtëse, dhe kësisoj kemi pengesë procedurale e administrative që ta aprovojmë planin urbanistik dhe të vazhdojmë me procedurat e tjera që ta regjistrjmë në kadastër dhe më pastaj të thithim investime të ndryshme për të investuar në atë zonë”, u shpreh kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, përcjell Indeks.mk

Erkan Arifi, thotë se komuna nuk ka kompetencë të menaxhoj me hapsirat e të dy liqeneve, por me aksione dhe me aktivitete të ndryshme mundohet të mirëmbajë kto bukuri të rralla natyrore, e njëherit edhe apelon vizitorët që të jenë më të vetëdijsuar kundrejtë natyrës, duke mos hudhur mbeturina kudo.

“Pendat janë kompetencë e drejtorisë së Ujërave dhe ata menaxhojnë me ujërat ndërsa ne si komunë bëjmë aktivitete të ndryshme, më herët kishim aktivitet për pastrimin e hapsiravepublike të rrugës lokale, me shoqatën e peshkatarëve patëm aksion dhe pastruam hapsirat publike, gjithashtu eliminiuam një deponi të egër e cila ishte në hyrje të pendës së Likovës, e pastruam dhe e rrafshuam vendin e më pas në bashkëpunim me “Sh.E. Vllaznia”, mbollëm fidane të reja, gjelbëruam atë hapsirë me çka nga një vend të pa kalueshëm e shëndrruam në hapsirë gjelbëruese. Vizitorë të ndryshëm hudhin mbeturina, por jo të gjithë, një numër i vogël, pra duhet ngritur vetëdija e ta ruajmë natyrën si sytë e ballit, mendoj se duhet angazhuar edhe më tepër drejtoria e Ujërave, sepse nga këto dy penda furnizohet një qytet i tërë me ujë të pijshëm, kurse angazhimi thuajse është minimal tek pendat”, theksoi Arifi.

Ndryshe, Pendat e Likovës dhe Gllazhnjës, çdo ditë vizitohen nga qytetarë të shumtë nga rajoni i Kumanovës dhe Shkupit jo vetëm për pushim por edhe për atraksion tjetër e ky është peshkimi, pasiqë të dy pendat posedojnë fond të shumëllojshëm me peshq.