Lëvizja e re e udhëhequr nga Izet Mexhiti që është nismëtari i bashkimit të siç thonë analistët “trojkës së VMRO-së”, ka pasur një evoluim interesant në rrjetet sociale.

Emri i faqes “Lëvizja” është ndryshuar disa herë!

Emri i parë i kësaj faqe ka qenë fillimisht “Fustana Nusërie”, pas kësaj ajo ka ndryshuar edhe disa emra dhe në fund ka marrë emrin, “Lëvizja”.

Nëpërmes kësaj faqe, krerët e kësaj “Lëvizje” tentojnë të mashtrojnë qytetarët që të anëtarësohen në “Lëvizjen” e Mexhitit, që sipas analistëve dhe deputetëve është e shpejtuar e veprim i gabuar.

Sipas njohësve të rrethanave, Mexhiti me këtë veprim, po e ndihmon VMRO-DPMNE-në dhe po e ngjall, Alternativën e cila paraprakisht, kishte përjetuar një “vdekje” klinike.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë në një takim me qytetarët e Gostivarit, Mexhiti nuk arriti të grumbulloi madje as 100 persona në amfiteatrin e qytetit. /indeks.mk/.